SPORT

Zidan shpërthen: Ne kemi 33 tituj, sa ka Barcelona?

14:07 - 25.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reali i Madridit do të luajë mbrëmjen e sotme një sfidë shumë të vështirë ndaj Getafes në transfertë. Zidan ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp dhe ka analizuar skuadrën e tij. Gazetarët nga ana e tyre nuk mund të mos e ngacmonin francezin, për sezonin e shkëlqyer që po bën Barcelona, e cila po shkon për tripletën. Gjithashtu, ky do të jetë titulli i 26-të për katalanasit, që kanë 7 tituj më pak se madrilenët. Këtu Zidani ka humbur ftohtësinë e tij dhe ka folur disi me tifozllëk.




“Ne kemi 33 kampionate. Barcelona sa ka? Janë duke bërë një sezon shumë të mirë dhe këtë jemi detyruar ta pranojmë, por nëse doni të flasim për shifra, Reali ka më shumë kampionate. Nuk e them të mbroj skuadrën time. Por, sepse më thoni që Barcelona po bën shumë mirë vitet e fundit. Shumë mirë, sa tituj kanë?”, ka thënë Zidani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.