BOTA

Princi William takohet me komunitetin mysliman në Zelandën e Re

10:30 - 26.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Princi britanik, William është takuar me komunitetin mysliman në Zelandën e Re gjatë një vizite në xhamitë, Al-Noor and Linwood në Kristçërç, ku një sulmues ka lënë të vdekur rreth 50 persona.




Duke folur më 26 prill në xhaminë Al-Noot, ku 42 persona janë qëlluar me armë zjarri nga një i vetëquajtur supremacist, princi William u ka thënë 160 të mbijetuarve të sulmit të 15 marsit se ai qëndron afër atyre “në mirënjohje të asaj që ata i kanë treguar botës në javët e fundit”.

“Një akt i dhunës ishte menduar për ta ndryshuar Zelandën e Re, mirëpo në vend të asaj, ky komb ka treguar se sa të thella janë ndjenja e empatisë, dhe dashurisë së vërtetë”, ka thënë ai.

“Ju keni treguar se si duhet përgjigjur ndaj urrejtjes – me dashuri”, ka shtuar princi. Ai ka arritur në Zelandën e Re më 25 prill në një vizitë dyditore, për të treguar respekt për të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që janë prekur nga sulmi terrorist. Australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në Kristçërç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.