AKTUALITET

Punësim sezonal për studentët në Shtetet e Bashkuara, si mund të aplikoni

14:39 - 26.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro –  Që prej 1 marsit të këtij viti, studentëve shqiptarë u ka lindur e drejta e aplikimit për të përfituar nga programi veror i punësimit. Ditën e djeshme, ambasada amerikane ka bërë me dije se studentët fitues do të kenë mundësi të udhëtojnë për tre muaj në Shtetet e Bashkuara. “Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një mundësi e shkëlqyer për studentët e universiteteve për të mësuar rreth kulturës amerikane duke jetuar në Shtetet e Bashkuara, duke punuar me kohë të pjesshme dhe duke udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara për tre muaj. Sigurisht, kur programi mbaron, ju duhet të ktheheni në Shqipëri që të përfundoni universitetin!”, – thotë ambasada në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.




Kriteret

Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjitha Shtetet e Bashkuara, ku ata patën mundësinë të përjetonin kulturën Amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim. “Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2019 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit; duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe të kenë rezultate të mira shkollore; çdo student, duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit”, – thotë ambasada e SHBA-ve në Shqipëri. Ndërkohë, edhe studentët e vitit të fundit mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë. Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës. Gjithashtu, për këtë program mund të aplikojnë edhe studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë dhe shkolla të mesme për të rritur nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit. “Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të paakredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme”, – bën me dije ambasada amerikane.

Afati i qëndrimit

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një mundësi për studentët duke punuar me kohë të pjesshme dhe duke udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara për tre muaj. Sigurisht, kur programi mbaron, ju duhet të ktheheni në Shqipëri që të përfundoni universitetin!”, – thotë ambasada.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.