SPORT

Roma ka gati rikthimin në Serinë A të Antonio Kontes

10:01 - 26.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sezoni në kampionatin italian është në momentin vendimtar për të vendosur se cila nga skuadrat do të marrë pjesën në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Në lojë janë disa ekipe, mes tyre edhe Roma. Viti i verdhekuqve nuk ka qenë në nivelet e pritura në fillim sezonit, çka solli më pas shkarkimin e trajnerit Eusebio Di Françesko.




Postin e tij e zuri një njohje e vjetër si Klaudio Ranieri. Megjithatë, tekniku duket se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, edhe nëse ekipi ia del të kualifikohet në Champions League. Në këtë formë drejtuesit romanë janë vënë në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa informacionet e fundit në Itali flasin për kontakte që zgjasin prej 4 muajsh të klubit kryeqytetas me Antonio Konten. Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit duket se është i gatshëm të nisë sërish punë në Serinë A. 49-vjeçari duket se është i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e ekipit, por kërkon një program ambicioz. Për Konten ka gjithashtu interesim edhe nga klube të tjera, teksa Interi mbetet i vëmendshëm ndaj situatës. Por, duket se është Roma që udhëheq garën, pasi kontaktet kanë nisur prej kohësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.