AKTUALITET

Vrasja e vëllezërve Bilali, në kërkim ekzekutori nga fisi Liçi

09:40 - 26.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet vrasja e dyfishtë të ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.




Më pak se një muaj nga ngjarja, Policia e Shtetit ka deklaruar se ka kapur autorët e vrasjes së rëndë që tronditi Shkodrën.

Në pranga janë vendosur: Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Myslym Rama, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Liçi, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

Hakmarrja mes dy fiseve Bilali dhe Lici vazhdon, pasi Astrit Bilali ishte babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit me ekipin e Vllaznisë.

Të dy vëllezërit kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penalë dhe emra të njohur për sistemin e drejtësisë në vend.

Ata janë përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç është edhe një grabitje me pasojë persona të plagosur. Vëllezërit Bilali njihen si pjesë e grupit të Bajrave, të cilët kanë qenë të përfshirë në një konflikt me shumë viktima me fisin Liçi.

Kujtojmë se Fatbardh Liçi është ekzekutuar më 10 gusht të 2018-ës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.