AKTUALITET

Zbulohen imazhet/ Ja kush janë autorët e vrasjes së vëllezërve Bilali

10:04 - 26.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy personat e arrestuar ditën e sotme për vrasjen e vëllezërve Bilali janë Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Të dy djemtë janë lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës. 29-vjeçari dhe 23-vjeçari akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.




Ndërkohë një pjestar i fisit Lici është shpallur në kërkim si ekzekutori i dy vëllezërve. Nga një kërkim në rrjetet sociale, dy djemtë duket se bëjnë një jetë të rregullt. Edhe pse ende nuk është bërë konfirmimi besohet se dy djemtë në foto janë Arsen Stojku dhe Mislim Rama autorët e dyshuar, të kapur ditën e sotme nga policia.  Ndërkohë në kërkim janë edhe dy persona të tjerë, Ibrahim Lici dhe D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.