BLUETOOTH

U largua nga Klani, flet Alesia Bami: Kush më propozoi dhe sfida ime e re si moderatore

19:00 - 27.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Rrëfehet ish-velina: Kam patur shumë oferta, ja pse zgjodha “E Diell” – “Do kem kohë për gabime, por, nëse marr një vendim, nuk pendohem kurrë”




Para pak kohësh u përfol shumë nëpër media ikja e saj si velinë e “Stop” në Klan TV. Por shumë shpejt modelja Alesia Bami u pa të ishte pjesë e emisionit të së dielës në Top Channel, “E Diell”. Jo vetëm kaq po shumë ndryshime të tjera ndodhën me largimin nga pozicioni i velinës, duke marrë një rol të ri, atë të moderatores. Në një intervistë eksluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Alesia Bami na rrëfen prapaskenat e projektit të ri, surprizat që pret t’i ndajë me ndjekësit e saj si dhe risinë në ndërmarrjen e re në fushën e marketingut. Si erdhi propozimi për tek “E Diell”? Pse zgjodhi pikërisht TCH dhe cilat janë suprizat që pret t’i shfaq së shpejti? Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

 Tashmë prej disa muajsh jeni pjesë e ‘E Diell’. Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e këtij formati?

Propozimi erdhi nga vetë Manushi për të qenë pjesë e “E Diell”.

Pas largimit nga Klan keni patur oferta të tjera? Pse zgjodhët pikërisht Top Channel?

Kam patur oferta të ndryshme dhe nga televizione të tjera. Zgjodha Top Channel, sepse mendoj se përshtatem më shumë .

Ju kemi parë të jeni pjesë e fotosessioneve të ndryshme në ‘Instagram’. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Bëhet fjalë për hapjen e biznesit tim të ri “Elegance by AlesiaBami” . Fotot janë realizuar për të reklamuar fustanet e mbrëmjeve që ndodhen në showroomin tonë . Jam kujdesur që ta gjejnë veten të gjitha vajzat me fustanet që kam përzgjedhur .

alesia 1 alesia 2 alesia 3 alesia 4 alesia 5 alesia 6 alesia 7 alesia 8 alesia 9 alesia 10 alesia 11 alesia 12 alesia 13 alesia 14
<
>

Cili është projekti i radhës i Alesias në fushën e modelingut?

Preferoj ta lë surprizë .

Me cilën nga personazhet shkon më mirë tek ‘E Diell’?

Jemi në harmoni me gjithë stafin së bashku. Më mirë shkoj me Florin pasi kemi dhe rubrikën ‘Escape’ (Mbathja), bashkë dhe ruajmë marrëdhënie shumë të mira.

A ka ndodhur të ketë ndonjë zënkë të vogël prapa kuintave? Kush është ajo/ai më paqësori që i qetëson gjërat?

Duke qenë se jemi një grup i madh tek “E Diell”, normalisht ka edhe keqkuptime të vogla, por që nuk zgjasin shumë. Personi më paqësor, që na qetëson të gjithëve dhe, që është shumë e thjeshtë të punosh është Manushi .

Për çfarë studion Alesia? A e sheh të ardhmen si pjesë e tv apo e shkollës që ke mbaruar?

Unë aktualisht studioj për aktrim. E shoh veten pjesë e të dyjave .

Je gjithmonë në formë perfekte të trupit. Cila është dieta apo rutina jote e të ngrënit?

Aktivitetet e mija janë të shumta. Mbase kjo është arsyeja që më ndihmon të jem në formë .

A është dikush në jetën tuaj? Është xheloz në daljet apo shoqërinë tënde?

Përveç menaxheres time që është shumë e rezervuar për të mos patur dalje të shumta televizive të tipit “intervista”, s’ka asnjë njeri tjetër në jetën time. (qesh)

Cila është muza juaj apo shprehja që ju frymëzon çdo ditë?

Don’t give up! “Mos u Dorzo!”

Cili është gabimi më i madh për të cilin jeni penduar?

Mendoj që do kem kohë për gabime. Por, nëse marr një vendim, nuk pendohem kurrë.

Cili është personi që ju ka suportuar më tepër në ëndrrat dhe rrugëtimin tuaj?

Është familja ime, më shumë babai im të cilin e falënderoj pafund!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.