FOTO - GALERI

“Albumi i Parë i Botës”, 10 fotografitë më të hershme

14:29 - 02.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi kamerat e hershme filluan të përhapen nga Evropa në mes të shekullit 19, fotografia u bë një medium gjithnjë e më i fuqishëm për të marrë dhe përhapur informacion rreth botës së gjerë.




Njerëzit dhe vendet që më parë ishin pasqyruar vetëm përmes artit ose shkrimeve mund të përshkruheshin papritmas me saktësi të paprecedentë.

Me këtë medium të ri, administratorët lokalë dhe studiot e fotografisë komerciale, në qytete nga Hong Kongu në Kalkutë, ndihmuan në ndërtimin e një historie vizuale më të pasur të jetës në vitet 1800.

Tani, një ekspozitë e re në Louvre Abu Dhabi ka sjellë së bashku 250 nga fotografitë më të hershme të njohura nga Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe Amerika, më e vjetra prej të cilave daton në 1842.

“Fotot: Albumi i Parë i Botës” quhet ekspozita e parë e dedikuar e fotografisë, teksa këto janë 10 imazhet e marra nga koleksioni.

 

1 6 2 7 8 3 4 9 5
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.