Kosova

Vuçiç: Shërbimet sekrete na ndaluan, tani Kosova e pavarur

15:25 - 05.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por vetë nuk do ta njohë atë.




Në një intervistë televizive Vuçiç foli për një zgjidhje që ai kishte ofruar, por nuk tregoi saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt.

Sipas tij presion të madh ka patur nga disa shtete të fuqishme madje nuk nguroi të përfshinte dhe shërbimet e inteligjencës së tyre.

“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim [për Kosovën]. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar [propozimin]. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Tani kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar [propozimin]. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, por një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.