Rajoni

Zgjedhjet/ Maqedonia e Veriut, shqiptarët kanë në dorë fatin e Presidentit të ri

10:42 - 05.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Për këtë post që është më tepër ceremonial, garojnë Stevo Pendarovski i partive të pushtetit dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, teksa procesi do të ndiqet nga 520 vëzhgues të huaj.




Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare.

Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.

Të dy garuesit dhe përkrahësit e tyre e kanë të qartë se pa votat e shqiptarëve nuk bëhen presidentë dhe ata kanë zhvilluar një fushatë në këto dy javët e fundit duke u përqendruar në tërheqjen e votuesve shqiptarë.

Blerim Reka i cili garoi në raundin e parë, por nuk arriti të kalojë në balotazh, u ka bërë thirrje votuesve të tij që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e së dielës që të tregojnë se janë faktor vendimtar në proceset euro-atlantike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.