Rajoni

Dalja e parë e Pendarovskit: Do jem presidenti i të gjithëve

08:12 - 06.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stevo Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit, ndonëse jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ai falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu edhe në gjuhën shqipe falenderoi të gjithë shqiptarët që e votuan.




“Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”- deklaroi Pendarovski.

Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit. Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim- theksoi ai. Ai tha se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.

Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve- tha ai.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve, tha është garantuar rruga përpara, përpara për të gjithë si shtet dhe përpara drejt NATO-s dhe BE-së dhe botës së zhvilluar ekonomike ku përkasim.

“Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në vendin tonë është sukses i madh sepse këto zgjedhje janë fitore të bashkimit dhe unitetit. Unë bashkohem në udhëheqjen në këtë shtet për Republikën e Maqedoninë së Veriut euroatlantike. Do të angazhohem për një shtet juridik dhe do të qëndroj pas çdo qytetari të ndershëm, do të bashkoj nuk do të ndaj. Do të jem faktor i stabilitetit, e jo faktor i krizave”, porositi Pendarovski.

Ai i shprehu falënderim kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë Qeverisë si të 31 partive politike, të cilët, siç tha, të gjithë së bashku qëndrojnë pas këtij koncepti. Falënderim të veçantë i dërgoi Gordana Siljanovskës dhe Blerim Rekës për pjesëmarrjen dhe kontributin në zgjedhjet demokratike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.