AKTUALITET

Ushtria në ndjekje të ariut “kriminel” në Prizren

15:56 - 06.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske të komunës së Prizrenit, pas sulmeve të ariut të murrmë në këtë fshat.




FSK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe dje një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPH, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vizituar lokacionin dhe janë takuar me banorët që kanë pësuar dëme nga ariu, shkruan kallzo.com.

“Gjatë analizës së situatës është rënë dakord që zgjidhja më e mirë për të tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për Ariun e Murrmë”, thuhet në njoftim.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.