Rajoni

Meshë në përkujtim të Nënë Terezës, Papa Françesku mbërrin në Maqedoninë e Veriut

09:47 - 07.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, ka mbërritur në Maqedoni në vizitën e parë në këtë shtet,  ku do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës.




Papa mbërriti në orën 8 të mëngjesit në aeroportin e Shkupit, ku u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrën tradicionale maqedonase, me bukë dhe kripë.

Në delegacionin që e pret të atin e shenjtë, ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Në vijim të takimit, Papa do të mbajë fjalim para autoriteteve shtetërore, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Vilën Vodno.

Pas ceremonisë zyrtare në Vilën Vodno, Papa do të ketë takim edhe me liderët fetare në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në sheshin “Maqedonia” kreu i Kishës Katolike të Romës do të mbajë Liturgji të Shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë.

Pas liturgjisë Papa do të mbajë takim ekumenik dhe ndër religjioz me të rinjtë nga Kisha katolike, ndërsa më pas edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Vizita e Papa Françeskut, vlerësohet si akt historik pasi vjen në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin, i cili aspiron integrimin në familjen europiane, përforcon kohezionin e brendshëm dhe sjell mesazhe për pajtim dhe solidaritet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.