AKTUALITET

Papa Françesku: Jam i lumtur që kam ardhur në vendlindjen e Nënë Terezës

10:32 - 07.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë, që është një simbol i sakrificës. E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, theksoi Papa Françesku në fjalimin e tij në vilën presidenciale “Vodno” në Shkup.




Ai foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristikë e veçantë e Maqedonisë së Veriut.

“Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku. Ai tha se dëshiron të nënvizoj përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me krizën e migrantëve për tu dalë në ndihmë atyre. (INA)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.