AKTUALITET

Video/ 15 vite që jeton në Lezhë, italiani: Një burrë më tha “mos i laj pllakat, thirr gruan”

20:01 - 07.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në çift italian ka rrëfyer historinë e tyre të rrallë për programin online “Fol me psikologen” nga Ervisa Lula.




Françeska dhe Rafaele erdhën para 15 viteve nga Italia dhe u vendosën në qytetin e Lezhës.

Ata kanë 12 fëmijë. Fëmija më i madh është një vajzë, e cila aktualisht është vetë nënë dhe i ka bërë gjyshër, ndërsa fëmija më i vogël ka mbushur15 muaj.

Raporti i tyre në çift është i shkëlqyer, Rafaele thotë se ndihma e tij në punët e shtëpisë nuk mungon kurrë, madje larjen e rrobave e bën gjithmonë vetë.

Teksa fqinjët në qytetin verior shohin që një burrë si ai merret me punë të tilla të konsideruara punë grash, shumë prej tyre reagojnë në forma nga më të ndryshmet. Rafaele kujton me humor disa episode të tilla:

“Gjithmonë vë lavatriçen vetë, i vë rrobat të thahen në ballkon, por komshinjtë më tallin, më thonë që nuk është punë për burrat kjo, është burrë për gra. Kena hapur atje në Lezhë një dyqan të vogël dhe në mëngjes shkova për të pastruar pllakat dhe një një burrë i moshuar kur më pa që pastroja pllakat, u mërzit shumë. Ditën e tjetër erdhi afër dhe më tha, “ti a je i martuar, pse e bën këtë punë, thirr gruan tënde”. Unë i thashë që gruaja punon në shpi”, rrëfen ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.