AKTUALITET

Video/ FMN: Borxhi real i Shqipërisë, 69.9% e PBB-së në 2018-ën

12:30 - 07.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet për rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti nga 3.7 për qind në 3.5 për qind. Borxhi publik në 2018-ën ishte 69.9%, duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura. Këto janë treguesit për rritjen ekono-mike dhe nivelin e borxhit sipas Fondit Monetar Ndër-kombëtar, të cilat u bënë të ditura nga Jan Kees Martijn, shefi i misionit për Shqipërinë, në një komunikim me median.




“Këtë vit rritja pritet të ngadalësohet në 3.5 për qind, për shkak të efektit bazë, që vjen nga prodhimi rekord i energjisë gjatë vitit të kaluar dhe ngadalësimit të ekonomisë së eurozonës, veçanërisht të ven-deve partnere të Shqipërisë”, shprehet Jan Kes Martijn, shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë. “Për shembull, në dy vitet e fundit janë miratuar një sërë masash dhe ndryshime taksash, që e kanë bërë sistemin tatimor më kompleks. Rekomandimi ynë është që të kombinohen përpjekjet aktuale për forcimin e sistemit tatimor, të shikohet sërish struktura e këtij sistemi, duke e bërë më të thjeshtë, me më pak përjashtime dhe norma speciale taksash për sektorë të caktuar”, thotë Jan Kes Martin.

Veç anulimit të privilegjeve fiskale, Jan Kejs Martin i sugjeroi qeverisë të bëjë kujdes me ligjin për korporatën e investimeve. “Ne këshillojmë fuqimisht qeverinë të rishikojë propozimin për krijimin e korporatës shqiptare të investimeve, për të shmangur rreziqet që mund të ketë në buxhet dhe për të ruajtur integritetin menaxhimit të investimeve publike”, tha Jan Kes Martijn.

Përfaqësuesi i FMN-së vuri në dukje se politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të. “Në rekomandojmë uljen e rreziqeve fiskale. Specifikisht mendojmë se korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurat fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej”. Ai tha se duhet përmirësohet administrimi i borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6-mujore. FMN-ja sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm. Jan Kejs Martin nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncesionare (PPP) nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara. “Kufizimi i rreziqeve fiskale kërkon përmirësim të administrimit të kompanive energjetikë dhe autoritetet duhen të çojnë më tej reformat në sektorin e energjetikës”, tha përfaqësuesi i Fondit. Nevojiten masa të mëtejshme për të reduktuar risqet që vijnë nga sistemi financiar, duke zbatuar kuadrin ligjor mbi falimentit.

Ministrja e Financave
Ministria e Financave, Anila Denaj, tha se qeveria është duke bërë hapa para për të minimizuar rrezikun që vjen nga kontratat PPP në përputhje me kornizën afatmesme. Gjithashtu, ajo tha se po monitorohen ndërmarrjet shtetërorë dhe se këtë vit do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura. Denaj pohoi se synohet një proces i gjerë konsultimi për paketën fiskale, ku përfshihet edhe asistenca e FMN-së. “Do të synojmë përmirësim të mëtejshëm mbi analizën e riskut”, u shpreh Denaj.

Guvernatori
Guvernatori i Bankë së Shqipërisë, Genti Sejko, tha se ekuilibrat makroekono-mikë të ekonomisë shqiptare janë përmirësuar. “Rritja e pagave dhe e punësimit ka ndikuar në rritjen e inflacionit, por kërkesa është ende e pamjaftueshme për rritjen e inflacionit në objektiv. Likuiditeti në sektorin bankar është i bollshëm, interesat e kredive janë të ulëta dhe kursi i këmbimit është iu qëndrueshëm – tha Sejko. – Kreditë me probleme janë në trend rënës. Konsolidimi i sistemit bankar do të ndihmojë kreditimin. Banka e Shqipërisë gjatë vitit ka forcuar stimulin monetar dhe kemi zbutur luhatjet në tregun valutor. Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, duke nxitur rritjen e punësimit dhe të pagave”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.