Rajoni

Deklarata e fortë e Vuçiç: Mund të më vrisni, por nuk do e njoh kurrë Kosovën

10:00 - 08.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Unë nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës si president, edhe nëse më vrisni”.




Kështu ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për “Tanjug”.

“Ju mund të më vrisni vetëm, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”.

Sa i takon Samiti të Berlinit, Vuçiç tha se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se presidenti serb, pritet të mbërrijë sot në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brione, teksa Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka njoftuar se do ta presë  atë dhe kreun e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, me protestë.

“Ata janë dy politikanë udhë-heqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Vuçiç dhe Dodik janë persona ‘non grata’ në Shqipëri”, deklaruan ata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.