AKTUALITET

Haradinaj: Urime Europë! Kosova është e jotja

10:16 - 09.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Europën me rastin e “ Ditës së Europës”.




Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se sot Kosova shënon Ditën e Europës, sepse është pjesë gjeografikë, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj.

Postimi i tij i plotë:

Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim.

Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë. Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.

Urime Europë – Kosova është e jotja!

RH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.