AKTUALITET

Inflacioni i prillit 1.4%, rriten çmimet e ushqimeve

11:27 - 09.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimet janë rritur me ritme të moderuara në muajin prill të këtij viti, teksa inflacioni i muajit u rrit me vetëm 1.4 për qind nga 3 për qind, që është objektivi i Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë IÇK-ja në muajin prill kishte pësuar rritje vjetore me 2.1%. Sipas INSTAT, rritja e moderuar e çmimeve po vjen prej ritmeve më të ulëta të ndryshimit të çmimit të ushqimeve. Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.




Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me – 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje. Krahasuar me muajin prill 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0%, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7%, secili, “Transport” me 0,4%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shëndeti” u ulën respektivisht me 1,1% dhe 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 14,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,6%, “peshk” me 2,0%, etj. Krahasuar me muajin mars 2019, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,7%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,6%. Ndërsa, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,2%, pasuar nga grupet “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1% secili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.