AKTUALITET

Kafshët e egra bien në kurth, 300 foto në Pukë e Mirditë

16:01 - 09.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 300 fotografi të jetës së kafshëve të egra në Mirditë e Pukë janë realizuar nga “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.




Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka postuar disa nga fotografitë ndërsa në përshkrimin  e tyre shkruan.

“Pukë – Mirditë, kamerat-kurth të PPNEA-së shkrepin mbi 300 foto të jetës së egër

Sezoni i monitorimit të jetës së egër në rajonin Pukë-Mirditë është mbyllur me sukses, plot me foto dhe video spektakolare, të cilat nuk janë shkrepur e filmuar kurrë më parë.

Gjatë këtij monitorimi janë shkrepur mbi 300 foto të llojeve të ndryshme, ku mbizotërorn rrëqebulli i Ballkanit, xhevahiri i maleve tona. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga fotografitë më të spikatura të sezonit te monitorimit dimër – pranverë 2019 si dhe disa foto nga procesi i monitorimit të kutisë – kurth.

Fatkeqësisht, këtë vit nuk patem fatin qe të kapim një individ të rrëqebullit të Ballkanit, por kemi evidenca ku rrëqebulli iu afrua kutisë kurth. Ky monitorim u realizua në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit – Faza IV”, mbështetur nga fondacioni Euronatur. “

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 15 14 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.