Aktualitet

Bledi Çuçi në Vlorë duke ngrënë domate: S’ka histori gjilpërash e hormonesh

11:45 - 10.05.19 gsh.al

Me domate në dorë, Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka transmetuar mesazhin se në serat shqiptare prodhimet janë bio.



Ministri ka deklaruar nga fshati Bishan i Vlorës se “në mbi 80% të serave në çdo anë të Shqipërisë nuk ka as histori gjilpërash, e as histori hormonesh”.

Megjithatë, ministri ka paralajmëruar edhe fermerët që abuzojnë me produktet ushqimore se do të përballen me ashpërsinë e ligjit, pas ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Penal.

Reagimi i plotë:

Në fshatin Bishan të Vlorës ndodhet një prej shumë serrave ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj.  Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh. ❌ Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules.✅ Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme.Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serave në çdo anë të Shqipërisë. Jo më kot nga rreth 300 mijë tonë eksporte gjatë vitit të kaluar në vende të BE-së nuk patëm asnjë kamion të kthyer mbrapsht.➡️ Ju ftoj të konsumoni prodhime si këto të Gjergji Hoxhës dhe të çdo fermeri tjetër në vend që punon me pasion dhe përkushtim. Ndërsa ata që abuzojnë do të përballen me ashpërsinë e ligjit. Në javët e ardhshme ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend. Kushdo që e çon nëpër mend të cënojë sigurinë ushqimore duhet të mendohet mirë. 

cuci 7 cuci 6 cuci 5 cuci 4 cuci 3 cuci 2 cuci 1
<
>

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *