Media

Kujt i intereson dezinformimi i portaleve lidhur me kufijtë e Preshevës?

18:28 - 10.05.19 Albert Hitoaliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka disa muaj që tema më e nxehtë në Ballkanin Perëndimor, por me implikime akoma më të gjera, ka qenë diskutimi mbi një marrëveshje hipotetike për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës e Serbisë. Zhvillimet e fundit të Samitit të Berlinit duket se i kanënjë kornizë të re këtij diskutimi për shkëmbim territoresh: “kutia e Pandorës” nuk hapet. E ndërkohë që presidenti i Serbisë “nxin” pas samitit, diskutimi rreth ndarjes së kufijve vazhdon nëpër portale e ku mundet. E këto debate do të vijojnë gjatë, pasi çështja shqiptare sapo ka filluar të zgjidhet me shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur. Argumenti që hidhet herë-herë nga ndokush që mbron idenë e shkëmbimit të territoreve është ai i “fitimit” të Luginës së Preshevës. Këtu mandej fillojnëanalizat lidhur me këtë argument, qënga niveli i së drejtës historike, morali, bashkimi kombëtar etj., e deri te përfitimi strategjik.




Lidhur me vlerën strategjike të Luginës së Preshevës, doja të bëja një sqarim të detyrueshëm, për mua, për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe për opinionin publik. Dy ditët e fundit ështëpublikuar nga disa portale një “intervistë” imja, që gjoja e paskam dhënë më datë 6 maj 2019për gazetën zyrtare të MM, “Mbrojtja”. Thuajse te të gjithë këta portale titulli i intervistës është “Çfarë fshihet pas Preshevës, plani i korrigjimit të kufirit?!” dhe në thelb ajo shprehet se ideja e korrigjimit të kufirit të Preshevës është një projekt amerikan dhe se kryeministri Thaçi ecën në të njëjtin drejtim. “Intervista” analizon idenë e rivalitetit gjeopolitik ruso-kinez-amerikan përmes ndërtimit të kanalit ujor Danub-Egje. Ashtu si të gjitha lajmet e rreme apo siç po i quajmë rëndom “fakenews”, edhe ky merr një të vërtetë dhe i shton tri gënjeshtra nga xhepi. Një analizë për gjeopolitikën dhe rëndësinë e Preshevës e kam publikuar që në vitin 2013 dhe trajtoj aspektin historik, atë hapësinor të gjeopolitikës dhe kornizën e gjerë të formulave gjeopolitike euraziatike. Në asnjë vend nuk përmendej gjashtë vite të shkuara kjo që po ndodh sot si diskutim kufijsh. Nuk përmendet fare ndryshimi i kufijve! Disa copëza nga ky shkrim i gjerë dhe i pajisur me burime mbi kanalin Danub-Egje janë keqpërdorur e transformuar në këtë “intervistë”, që nuk është kryer kurrë. Shkrimi im origjinal, i plotë, i vitit 2013 gjendet ende në faqen e MM; si dhe, në formën e një artikulli shkencor, në faqen e Universiteti Ndërkombëtar të Strugës:

AlbertHitoaliaj, “Kanali Danub-Egje dhe loja e madhe gjeopolitike”,revista “Mbrojtja”, nr. 2, shkurt, 2013: (32-43).

[http://www.mod.gov.al/arkiv/images/mbrojtja/pdf/mbrojtja_nr2_2013.pdf]; ///////////////

AlbertHitoaliaj, Kanali Danub-Egje dhe loja e madhe gjeopolitike. Heritage, nr. 10, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, 2013: 146-170.

[https://iust.edu.mk/wp-content/uploads/2018/06/The_heritage_nr_10.pdf].

Mediet elektronike, me adresa: tetovasot.com, presheva.al, presheva.com, ina-online.net, titulli.com etj., ku ishte publikuar ky lajm i manipuluar, pas kontaktit tim me to, e kanë tërhequr këtë “intervistë” false(titulli.com, akoma, edhe pse u treguan të gatshëm ta tërheqin). Natyrisht që kush i krijon këto lajme të rreme, luan me dy gjëra kryesisht: me dhimbjen e shqiptarëve të Luginës e dëshirën që ata kanë përbashkim me trungun kombëtar dhe me joshjen që ndërrimi i territoreve do arrijë që t’u japë shqiptarëve një territor strategjik. Pikërisht që joshja të bëhet edhe më e madhe, argumenti që thirret në ndihmëështë gjeopolitika dhe vlera e kanalit ujor Danub-Egje, i cili mund që të realizohet vetëm përmes hapësirës së Luginës. Mirëpo, këta që e mbrojnë këtë argument “gjeopolitik” harrojnë se veriu i Kosovës në planin e hapësirës gjeopolitike, ka densitet jetik për kombin, më të madh se Presheva: uji, mineralet, struktura gjeofizike. Në këtë mënyrë secili komb apo shtet ruan interesat jetike. Po ashtu, edhe korridoret e Luginës për Serbinë janë interes jetik, korridore që nuk do shumë njohuri për të kuptuar se lidhen sa me aspektin e zhvillimit ekonomik e strategjik, aq edhe me atë të mbrojtjes. Ballkanikët janë popuj e shtete të vegjël, por me një peshë strategjike më të madhe se fuqia e tyre. Për këtë arsye “të mëdhenjtë”do të jenë gjithnjë prezent këtu. Për t’u rikthyer edhe njëherë te fabrikimi i “fakenews”, duhet thënë se ato jo rrallëherë janë pjesë e rafinuar e strategjive së të mëdhenjve. Analiza e tyre sot lipset të bëhet nga institucione shtetërore që kanë lidhje me strategjinë e sigurinë kombëtare, por që fatkeqësisht neve na mungojnë, pasi zhvillimet e teknologjisë kanë kapur papërgatitur shtete edhe më të fuqishëm se Shqipëria. Perceptimi publik është delikat dhe i rëndësishëm në epokën e internetit. Për këtë arsye duhet mirëmbajtur. Portalet e mësipërme ranë pre e një lajmi të rremë, por një muaj më parë, thuajse të gjitha portalet shqiptare nxorën si lajm deklaratën e ambasadorit të Rusisë në Tiranë, z. Aleksandar Karpushin, i cili tha se korrigjimi i kufijve ishte projekt amerikan e jo rus. Nisur nga kjo, presidenti Vuçiç duhet të jetë politikani proamerikan më i madh i rajonit…Mbase nuk është rasti ta mbyllim me Biblën, por analogjia qëndron: “Nuk mund të ecësh me Zotin duke mbajtur përdore djallin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.