Kryesore

Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini

11:46 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e para të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Arsimit, Besa Shahini.



Lajmin e ka dhënë Partia Soacilademokrate së cilës i takon ai, e cila pohon se Molliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *