Kryesore

Video/ Basha para protestuesve: Rama na u përgjigj me dhunë, marshojmë kundra mafias

19:17 - 13.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara protestuesve Basha u shpreh se vetëm 48 orë më parë, Rama iu përgjigj protestës me dhunë. Duke ftuar të gjithë të marshojnë në këtë protestë të lirisë, kryedemokrati u shpreh se kjo është një betejë për dinjitetin e çdo shqiptarëve.




Fjala e Bashës

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues.Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash, dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha. Ne jemi sot në këtë marshim-protestë për të thënë qartë; refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Ne do t’i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e pjesëmarrjes, me fuqinë e vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu i bekuar i Perëndisë dhe as më pak dhuna barbare e Edi Ramës dhe veglave të tij kriminale. Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.