Kryesore

Bomb molotov tek Drejtoria e Tiranës/ Plagoset një polic

20:53 - 13.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej gati dy orësh opozita po proteston kundër qeverisë, në të pestën protestë kombëtare, e cila vjen dy ditë pas asaj të 11 majit, ku pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Me gjithë reshjet e shiut, protestues nga rrethet dhe kryeqyteti janë mbledhur para kryeministrisë për protestën e thirrur nga opozita që sot ishte në formën e një marshimi dhe u ndal në disa institucione të Tiranës zyrtare, të cilat janë vënë shpesh nën akuzë nga opozita, si Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe në fund Drejtoria e Policisë së Tiranë. Protesta përpara Drejtorisë së Tiranës ka nisur me tensione, teksa protestuesit kanë qëlluar drejt policëve me gurë, shashka, por edhe me bomba molotov. Forcat e policisë deri më tani kanë zgjedhur mos të reagojnë, duke qëndruar të tërhequr. Behet me dije se eshte plagosur nje police me mjete te forta.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.