SPORT

Demi e konfirmon: Tirana fiton derbi veç kur të iki unë

15:09 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë shumë i emocionuar pas shpalljes së klubit të kuq për të 16-ën herë kampion. Por, në deklaratën e parë menjëherë pas ndeshjes, nuk ka lënë pas as batutat. “Faleminderit të gjithëve! Sillini mikrofonat tani, se ua mbaj unë”, – ishte batuta e parë e Demit me gazetarët e shumtë, që e prisnin për t’i marrë deklaratën e parë pas shpalljes kampion. “E prisnim që titullin do ta fitonim në derbi. Gjatë gjithë kohës kemi marrë rezultate pozitive dhe sot ishte dhurata më e bukur.




Kjo fitore në derbi është një titull më vete për Partizanin. Të shohim sezonin tjetër tani. Kur të iki nga Partizani, do të fitojë edhe Tirana në derbi. Partizani bën vetëm ‘fair-play’, nuk dua që të rrëzohet Tirana. E ka vetë në dorë, nuk e nxjerrim ne nga kategoria”, – ka thënë fillimisht Demi, për të folur më pas për festën e shfrenuar të tifozëve sapo arbitri Meta vërshëlleu përfundimin e lojës. “Ishte një festë legjitime. Pas 26 viteve vjen titulli dhe kanë të drejtë të festojnë ashtu. Gëzim i madh edhe për mua. E kam fituar eksperiencën e duhur dhe do të shohim për të ardhmen. Nuk jam i pari president që bëj histori me Partizanin. Janë marrë edhe 15 tituj më parë, por edhe nëse nuk do të isha unë, sërish dikush tjetër do të merrte tituj me Partizanin. Tashmë do të merremi me ndërtimin e kompleksit. Kjo do të jetë gjëja më e rëndësishme për mua nga ky moment e në vijim, pra përfundimi i kompleksit”, – përfundoi Demi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.