SPORT

Me dorë të thyer mposhti polakun, boksieri lezhjan kampion bote

14:47 - 13.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jurgen Uldedaj u ndesh gjashtë raunde me dorën e djathtë të thyer, po në fund të mbërmjes arriti të triumfonte. Bokosieri lezhjan u shpall kampion bote për të rinjtë në federatën WBC, mbrëmjen e së shtunës në Magdenbug të Gjermanisë.




21-vjeçari me shpirtin luftarak të pashoq, bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Uldedaj është i pathyeshëm në ring, nga 11 ndeshje të luajtura ai numëron 11 fitore.

“Fillimisht dua të përshëndes gjithë sallën për mbështetjen. Prej raundit të katërt fatkeqësisht theva dorën e djathtë. Dhashë maksimumin tim. Ju falenderoj të gjithëve”.

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski, duke triumfuar me pikë 97-93.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.