Një nga imazhet më të fuqishme të protestës që u zhvillua nga opozita të shtunën ka qenë momenti kur flaka e një bombe molotov u përhap në ajër. Por pasi kjo foto bëri xhiron e rrjeteve sociale në mbarë vendin, të vëmendshmit kanë vënë re një detaj të çuditshëm. “Fytyra e Skënderbeut” është shfaqur mes flakëve të një molotovi të hedhur te dera e Kryeministrisë.
Janë disa nga përdoruesit që thonë se kanë arritur të dallojnë fytyrën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mesin e flakëve, por pjesa më e madhe janë të bindur se pas këtij “iluzioni” fshihet një montazh. Edhe pse duket qartë që në imazhin origjinal nuk është ndërhyrë. Ju e besoni?
Shfaq Komentet (0)