Rajoni

Pranga bashkëshortit të ministres Shahini, Policia: Ja pse e arrestuam

13:27 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas arrestimit të deputetit të PSD-së në Kosovë, Dardan Mulliqaj, ka reaguar edhe Policia e Kosovës.




Përmes një deklarate zyrtare, ajo thekson se Mulliqaj është arrestuar në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerrë ditën e djeshme.

 “Sot, konfrom detyrimit ligjit, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05. 2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia do të ndjekë të gjithë procedurat dhe hapat ligjorë në përmbushje të kërkesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mulliqaj është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Ndërkohë zyrtarë të PSD-së kanë bërë të ditur se deputeti Dardan Molliqaj është lënë i lirë pas disa orësh i arrestuar.

Natyra Kuçi, zëdhënëse në këtë parti, tha se deputeti Molliqaj është liruar me procedurë të rregullt.

Lexo edhe: Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.