BOTA

Shpiku “Ditën e Nënës”, por vdiq duke e urryer këtë festë

14:36 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbarë botën dje u festua “Dita e Nënës”. E shumëkush mund të pyesë se si lindi kjo festë. Por, ndoshta do të çuditeni kur të lexoni se gruaja që shpiku këtë festë, përfundoi duke e urryer atë.




“Dita e Nënës” u krijua në vitin 1908 nga Ana Jarvis dhe kishte për qëllim që të nderonte nënën e vdekur.

Anna e kremtoi këtë ditë në qytetin e lindjes Grafton, Virxhinia Perëndimore, tre vjet pas vdekjes së nënës së saj.

Ajo dëshironte që një ditë t’ia dedikonte nënës së vdekur.

Pikërisht në vitin 1914, gjashtë vjet pas ngjarjes së parë, Presidenti Woodrow Wilson nënshkroi një projekt-ligj për ta shënuar atë si një ngjarje kombëtare.

Jarvis e përshkroi atë si një ditë për të festuar, duke dashur që të thojë se “nëna më e mirë që ka jetuar ndonjëherë është e jotja”.

Kjo është arsyeja  që “Dita e Nënës” u bë kombëtare dhe më pas ndërkombëtare.

Por, jo shumë kohë pasi e shpiku festën gruaja e urrente. Jarvis nisi të përçmojë luleshitësit, që e komercializuan festën dhe protestonte përpara dyqaneve të tyre.

Ajo gjithashtu u zemërua me aktivisten dhe politikanen Eleanor Roosevelt që e përdori festën për të mbledhur fonde për shkaqe bamirësie dhe madje bëri 33 padi ku ankohej për përdorimin publik të festës.

Jarvis ndërroi jetë në vitin 1948.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.