BOTA

Alarmi i shkencëtarëve: Toka pushtohet nga dioksidi i karbonit, jemi si para 3 mln vjetësh

13:00 - 14.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar nivelet më të larta të dioksidit të karbonit në atmosferën e tokës, prej se ky element ka nisur të matet.




Observatori i Mauna Loa në Havai kontrollon nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit që prej vitit 1950 dhe për të parën herë në historinë e njerëzimit është matur një bazë ditore mbi 415 ppm.

Ekspertët e ndryshimeve klimaterike paralajmërojnë rritje të aktivitetit njerëzor që ndikon në shkatërrimin e natyrës, i cili përkthehet një ngrohje globale.

Hera e fundit që toka ka pasur këtë sasi të dioksidit të karbonit ka qenë para 3 milionë vjetëve, kur nivelet e deteve ishin disa metra më të larta dhe Antarktida ishte e mbuluar me pyje.

“Është në dorën tënde”, shkrunin në pankarta qytetarët britanikë gjatë protestës së mbajtur më 1 maj në Londër, kundër ndryshimeve klimaterike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.