POLITIKË

Deputeti i PS: 3 vajzat që ia ulën kokën Bashës

10:31 - 14.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka deklaruar se Lulzim Basha nuk ka fituar zgjdhjet në shtëpinë e tij, duke ngritur pyetjen se a mund të bëhet kryedemokrati kryeministër me këtë rezultat.




Me anë të një statusi në Facebook deputeti socialist shkuan se zgjedhjet e 2017, Basha ka humbur edhe në zonën ku jeton prej vitesh duke shtuar se mankthi i tij ishin tre vajza.

Në zgjedhjet 2017, në QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ia ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?! PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!,“-shkruan Bushati.

POSTIMI I PLOTE I BUSHATIT

BASHA NUK FITON ZGJEDHJET NË SHTËPINË E TIJ: SI PRETENDON TË BËHET KRYEMINISTËR?!

Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij. Të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974 … POR SE BESOJNË këtu në Njësinë #8 Tiranë.
Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!
Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më KOT se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai DËSHTOI kur ishte pjesë e qeverisë, DËSHTOI kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.
Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend.

#BashaSnuk #zemraetiranes #LuliMolotov


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.