POLITIKË

Habit Paloka: Ka raste që duhet dëgjuar çfarë thotë Rama

13:07 - 14.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një reagimi në facebook i përgjigjet Ramës në lidhje me protestën. Kreu i qeverisë tha dje se “Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla…E humbët autobusin e qershorit…”




Dhe në këtë pikë, Paloka i jep të drejtë Ramës, më tej ai shton:  “Në fakt asnjë “autobus” nuk është humbur se qershori dhe 30 qershori ne veçanti me sa di unë, nuk kanë ardhur e jo më të kenë ikur.
Po mbase Rama duhet dëgjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe. Këtë duhet ta dëgjojnë dhe 80 % e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të përmendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na çojë, apo kjo nuk ju intereson…?”

Postimi i plotë:

Ka raste qe duhet degjuar edhe cfare thote Rama…
Do e kisha edhe si thirrje kete per ata qe flasin gjithe kohes per “dhune te opozites”.
Shumica absolute e shqiptareve, te pakten 80% sipas sondazheve, te djathte e te majte, sot , per 1001 arsye ( qe nuk po i perseris),duan qe Rama te largohet. Ne nje vend normal kjo do duhej te realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por ne Shqiperine e Rames kjo eshte provuar qe nuk mund te ndodh pikerisht sepse Rama nuk lejon te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme.
Ne keto kushte shumica, e jo vetem opozita, eshte ngritur ne protesta per te larguar Ramen e minimalisht te krijoje kushtet qe shqiptaret te zgjedhin lirisht nje qeveri qe te jete afer interesave te qytetareve.
Dy protestat e fundit kombetare, te zhvilluara brenda pak oreve ; qofte per pjesmarrjen, qofte per vendosmerine dhe duke marre parasysh te gjitha rrethanat dhe situatat qe u krijuan, do te benin te reflektonte cdo njeri normal.
Po cfare thote Rama pas kesaj?!
“Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…”
Ne fakt asnje “autobuz” nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur.
Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin “dhunen e opozites”. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.