Bota

Hëna po tkurret, 50 metra më “e dobët” se vite më parë

14:52 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare

Hëna po tkurret me kalimin e kohës, gjë që shkakton rrudha në koren e saj dhe tërmete hënore (me magnitudë më të vogël se tërmetet në tokë)



Ndryshe nga toka, hëna nuk ka pllaka tektonike. Në vend të kësaj, ndërsa brendësia e hënës është ftohur gjatë disa qindra milion viteve të fundit, ajo ka shkaktuar rrudhjen e sipërfaqes dhe plasaritjet.

Ndryshe nga lëkura fleksibël e një rrushi kur zvogëlohet, korja e brishtë e hënës prishet. Kjo krijon disa shkëmbinj, si pasojë e tkurrjes.

Tani ka mijëra shkëmbinj të shpërndarë nëpër sipërfaqen e hënës, mesatarisht disa kilometra të gjatë e të lartë.

Më fotot e siguruara nga sonda e NASA-as, Lunar Reconnaissance Orbiter, shihen më shumë se 3.500 prej shkëmbinjve që nga viti 2009.

Sot hëna është 50 metra më “e dobët” për shkak të këtij procesi. Dhe ndërsa zvogëlohet, prodhohen në mënyrë aktive tërmete-hënore.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *