SPORT

Mori leje për Partizanin kampion, habit i burgosuri nga Saranda!

12:50 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në futboll situata të tilla, me tifozë që bëjnë gjëra ekstreme për ekipin e zemrës janë gjëra të njohura, por në futbollin shqiptar, tifozët e Partizanit janë vërtet specialë. Të njohur për pasionin e tyre të pashoq, tifozët e kuq janë ata, që nuk e kanë braktisur ekipin as në ditët më të errëta, duke kontribuar drejtpërdrejt dhe në aspektin financiar për të ndihmuar sadopak një ekip, që mezi mbante frymën në Kategorinë e Dytë të Futbollit. Të dielën Partizani u shpall kampion për herë të 16-të, hera e parë pas 26 vitesh, pjesa dërrmuese e tyre e shënuar me më shumë ulje sesa ngritje, por në sezonin e tyre të gjashtë të rikthimit në Superiore, kryeqytetasit arritën të shpalleshin kampionë. Prezentë në derbin e fundit të fituar 2-1 ndaj Tiranës dhe që kurorëzoi Partizanin kampion, ishte edhe Vladimir Sinani, një tifoz i kuq nga Saranda.




Historinë e tij e bën të ditur organizatori i tifozëve të kuq në qytetin jugor, Ilir Bajramaj, i cili, në komentin e tij dedikuar Sinanit, thekson: “Vëllezër të uraganit ‘Ultras Guerrils. Ky është sarandjoti Vladimir Sinani, i cili vuan burgun dhe për të parë Partizanin kampion, mori leje nga burgu dhe marshoi bashkë me ‘Guerrilsat’ e Sarandës drejt Tiranës. Kush e do Partizanin, edhe në planet tjetër të jetë, do zbresë mu në mes të uraganit. Ky është ndryshimi ynë nga tifozëritë e tjera”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.