BOTA

Nëna lind në autobus, vogëlushja do të udhëtojë falas deri 18 vjeçe

15:09 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nënë ka sjellë në jetë vajzën e saj në autobus, teksa ishte duke udhëtuar nga Barcelona në Bruksel.




Më 8 maj, ditën e mërkurë nëna po udhëtonte me autobus, por në gjysmë të rrugës i plasin ujërat.

Shoferët bëjnë menjëherë një ndalesë emergjente në një stacion shërbimi në Ressons (në departamentin e Oise) në orën 3:30 të mëngjesit, dhe njoftuan shërbimet emergjente për të siguruar që gjithçka të shkonte për më mirë.

Lindja ka qenë e suksesshme, teksa vogëlushja e quajtur Zenep është transferuar së bashku me prindërit e saj në një spital në Compiègne aty pranë.

Si nëna dhe vogëlushja  gëzojnë shëndet të plotë  dhe për të festuar fundin e lumtur, kompania ka vendosur t’i japë fëmijës udhëtime falas deri në moshën madhore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.