BLUETOOTH

Sherr i madh Majlinda-Mesila, por edhe dashuri. Leskaj, dashamirëse me Topallin

14:00 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Sherr i madh Majlinda-Mesila, por edhe dashuri

Kjo javë s’ka qenë dhe aq e mirë për ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Bëhet fjalë për krijimin e aleancave të reja brenda grupit të saj parlamentar, dhe ndërkohë, harrimin e aleancave të vjetra.
Po ç’të shohim. Kjo foto që po ju sjellim, e Majlinda Bregut dhe Mesila Dodes, flet më shumë se një mijë fjalë. Duket shumë qartë se dy deputetet e PD kanë debatuar ashpër mes tyre. Zemërimi u shihet në fytyrë. Mesila Doda, sikurse shihet, është duke sharë nëpër dhëmbë ministren e Integrimit Majlinda Bregu, e cila nga ana e saj, është duke folur me zë të lartë, por që Mesila nuk po e dëgjon fare se i ka kthyer shpinën. Paparazi ynë që ishte në vendin e ngjarjes na tregoi qartë se gratë kishin një debat të ashpër mes tyre dhe pas kësaj, erdhi reagimi që po e shohim edhe nëpërmjet kësaj fotoje.
Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Ja tek e shohim në foton tjetër Majlinda Bregun. Eshtë duke u rrekur të flasë me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, por këtë herë, brenda sallës së parlamentit, gjatë seancës së mbajtur ditën e enjte. Majlinda diç po i spiunon Jozefinës, dhe kjo e fundit është hequr pak mënjanë për ta dëgjuar. Dihet se shumë kohë më parë dy gratë nuk shkonin me njëra tjetrën, por tani, duket se gjithcka ka ndryshuar.

Leskaj, dashamirëse me Topallin

E kush thotë se socialistët nuk e durojnë dot Jozefina Topallin, madje e akuzojnë se ka zaptuar foltoren dhe drejtimin e kuvendit? Ja ku kemi një foto krejt të qartë, të një dashurie, mirëkuptimi dhe një takimi shumë kuptimplotë mes kryetares së kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj. Madje, zonja Topalli ka qeshur aq shumë kur është përshëndetur me deputen Leskaj, saqë mund të thuash se dy zonjat nuk kanë asnjë kontradiktë me njëra tjetrën. Të paktën, ka një deputet në radhët e selisë rozë që mund ta durojë sadopak kryetaren e kuvendit pa e bojkotuar edhe shtrëngimin e dorës së saj.

Ky shkrim u botua më 5 Mars 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.