SPORT

Telushi: Do të mbetem gjithë jetën “ushtar”!

10:47 - 14.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Bruno Telushi nuk arriti të jepte kontributin e tij në derbi ndaj Tiranës, duke qenë se u pezullua nga Komisioni i Disiplinës. Megjithatë, emocionet kanë qenë të shumta dhe këtë e ka pranuar vetë Telushi në një prononcim për “VipSport.al”. Pavarësisht titullit të fituar, Telushi u shpreh se nuk mund të quhet “kapiten”, pasi gjithmonë do të mbetet “ushtar” Telushi. Sakaq, ai ka folur edhe për gjendjen e Tiranës, duke u shprehur se shpreson që Tirana të mbijetojë, pasi është ndeshje që i duhet futbollit shqiptar.




Titulli kampion në derbi
“Është ndjesi e bukur dhe diçka spektakolare për Partizanin dhe për mua që fitova titullin e parë me Partizanin. E kam vuajtur këtë ndeshje, pasi nuk jam mësuar të qëndroj në tribunë duke parë shokët që luajnë. Ishte ndeshje e bukur dhe i përgëzoj çunat. Janë emocione të mëdha”.

Besimi tek titulli kampion
“Erdha vjet dhe Partizani ishte poshtë në renditje, por këtë sezon me ardhjen e Gegës dhe çunat me dëshirë e kokën e ulur mendova sukses dhe e dija që do bënim diçka të bukur dhe ia arritëm”.

Ndryshimet mes Gegës dhe të tjerëve
“Gega ndryshoi shumë, pasi e mbajti grupin siç duhet, pa dalë ‘dru i shtrembër’ dhe na bëri të jemi të suksesshëm. Ka punuar mirë me ekipin dhe na mori maksimumin. Isha një Telushi tjetër dhe mendoj se kam bërë sezonin më të mirë”.

Kapiten Telushi
“Unë mbetem ‘ushtar’ Telushi dhe dua të shijoj këtë titull e të fitojmë shumë të tjerë pasi e meritojnë. Tirana duhet të mbijetojë dhe shpresoj, pasi derbi është ndeshje ‘piace’ për futbollin tonë. Nëse bie Tirana, do të mungonte një ndeshje spektakolare. Shpresoj që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.