LIFE STYLE

Video/ Lezhjanët këngë me çiftli për Matteo Salvinin

11:09 - 14.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më herët gjatë këtij viti ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka diskutuar për luftën kundër Xhorxh Sorosit, duke e krahasuar me luftën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut ndaj turqve.




Për ta mposhtur Sorosin ai tha se duhet të ndiqet shembulli se si Gjergj Kastrioti Skënderbeu luftoi perandorinë Osmane.

Falenderimi i shqiptarëve për ekstremistin e djathtë, të njohur për politikat kundër emigrantëve është një këngë me çifteli.

https://www.facebook.com/partiademokristiane.al/videos/1747670415336208/

Jane ba bashkë o vllaznit e mi, 
Me këndu o nji kang për ty, 
Me fjal t’amla dalë prej shpirtit, 
Mikut t’madh o sinjor Salvinit.

Kur na jep shpresën për jetën, 
Ti nderon o Shën Nënë Terezën, 
Prandaj thonë o vllaznit e mi, 
O Salvin o jemi me ty.

“Salvini falenderoi Shqipërinë për Gjergj Kastriotin, Lezhjanët e falenderojnë me këngë!
Një falenderim shkon për Z.Agron Kolthi, Sekretar i Pergjithshem i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, me degë në Itali, si dhe Kryetar i PDK-së për Genova-Liguria”, shkruan Partia Demokristiane e Shqipërisë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.