Show-Bizz

Ditëlindje për të mos u harruar, Bleona Qereti poston pamje nga resorti superluksoz

16:20 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bleona Qereti festoi dje 40-vjetorin e ditëlindjes së saj. Ajo zgjodhi një resort luksoz për të festuar këtë ditë të shënuar. Bëhet fjalë për “Las Ventanas Paraiso” që ndodhet në Meksikë. Ky resort ofron një pamje të mrekullueshme dhe të krijon idenë e një parajse të vërtetë. Surpriza e parë mesa duket i ka ardhur nga punonjësit e resortit ku po qëndronte.



Në videon që Bleona ka postuar në Insta Storyn e saj dallojmë një tortë të shijshme, me krem rozë dhe me një qiri në krye. “Gëzuar ditëlindjen vetja ime”, shkruan Bleona krahas videos.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *