SPORT

Dridhet Siti, UEFA do ta përjashtojë nga Champions League

13:14 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti rrezikon seriozisht të përjashtohet nga Champions League. Motivi është i qartë, në vitin 2014 ka shkelur rregullat e ‘fair-play’-it financiar, duke fryrë artificialisht të ardhurat në hyrje. Këtë javë parashikohet që drejtuesit e UEFA-s të zbarkojnë në zyrat e Sitit për t’i bërë me dije përfundimet e këtij hetimi të nisur kohë më parë. Sipas asaj që raporton “New York Time”, në vitin 2014, sheikët e Sitit kanë zbrazur në arkat e klubit 68 milionë paund, për të balancuar shpenzimet, por këtë e kanë deklaruar në formë sponsorizimi.




Sipas informacioneve të bëra publike nga “Football Leaks”, ky sponsorizim ka ardhur nga “Abu Dhabi United Grup”, shoqëri që përket sheikut Mansur, njëkohësisht pronar i Mançester Sitit. UEFA e konsideron këtë jokorrekte kundrejt rregullave të “fair-play”-it financiar dhe sipas “New York Time”, Mançester Siti mund të përjashtohet nga Kupat e Europës. Mbetet për t’u përcaktuar se kur do të hyjë në fuqi ky vendim, këtë sezon që vjen apo në sezonin 2020-2021, pasi çështja mund të përfundojë në Apel. Nëse dënimi do të hyjë në fuqi menjëherë, atëherë Arsenali do të përfitonte të drejtën për të siguruar një vend në Champions, ndërsa Mançester Junajtid do të kalonte në Europa League.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.