Aktualitet

Video/ Familjarë e miq të përlotur, mbërrin në atdhe trupi i Major Klodian Tanushit

13:33 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare

Me lot e dhimbje, miq  e familjarë kanë pritur në aeroportin e Rinasit, trupin e Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.



Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “Enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit.

Trupi i major Tanushit është pritur me nderime ushtarake në aeroportin e Rinasit, përpara se të dërgohet pranë familjes.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësish

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *