AKTUALITET

Flet vëllai i kryeministrit Rama: Me Edin kemi të përbashkëta, s’flasim për politikë e sport

13:15 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka folur mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake up” për punën, jetën personale dhe marrëdhënien me vëllain e tij kryeministër.




Ai ka deklaruar se pavarësisht se është përfshirë shpesh herë në sulme politike, ka zgjedhur që të jetë indiferent ndaj atyre që thuhen në media për të, ndërsa ka shtuar se me Edin nuk flasin as për politikë dhe as për sport.

Ata ndajnë shumë pasione të përbashkëta dhe zgjedhin që një pjesë të kohës që kalojnë bashkë, të luajnë basketboll.

Ke qenë pjesë e akuzave për politikën shpeshherë, të ka ndihmuar apo të ka bërë më të fortë për të shkuar deri në fund e për të realizuar planet e tua?

Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time.

I kërkon ndonjëherë mendim, mbështetje apo ide kryeministrit në lidhje me projektet e tua, siç funksionon një familje?

Ne kemi një jetë bashkë, e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, por unë personalisht kam bërë një pakt dhe i kam thënë që, për kohën e limituar që ai ka, se është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as atë më problemet politike, dhe as ai mua për punën e sportit, edhe pse ai është tifoz vetë, por thotë se nuk e ndjek kampionatin shqiptar.

Kur ka qenë hera e fundit që keni parë një ndeshje bashkë të dy?

Në stadium nuk kam parë ndonjëherë ndeshje me të, kemi të përbashkët pasionin për Juventusin për Italinë… kemi lujt bashkë basketboll…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.