Show-Bizz

Javë vizitash, Princ William dhe Kate takojnë për herë të parë nipin Archie

12:11 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se një jave, Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë me vogëlushin e tyre Archie.




Por, vetëm sot, Princ William dhe bashkëshortja e tij dukesha Kate Middleton e kanë parë nipin e vogël.

Media e huaja kanë zbuluar se çifti e kanë takuar të voglin Archie në një vizitë në shtëpinë e Harry dhe Meghan, një  vizitë është cilësuar se tejet private dhe larg mediave.

William dhe Kate nuk ishin të  shoqëruar nga fëmijët e tyre, të cilët do e takojnë kushëririn e vogël në një moment  të dytë.

Vogëlushin Archie e ka vizituar më herët edhe motra e Princeshë Dianës, Jane Fellowes, tezja e Princ Harry dhe William.

Gjithashtu, Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall do të takojnë  vogëlushin Archie.

Padushim, kjo është një javë vizitash në shtëpinë e Princ Harry dhe Meghan, të cilët janë shprehur të lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.