AKTUALITET

Kreu i FRESSH Eljo Hysko, merr mandatin e deputetit

14:30 - 15.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Forumit Eurosocialist të Shqipërisë, Eljo Hysko ka marrë mandatin e deputetit. Në seancën e nesërme paralamentare ai do të betohet se bashku me tre depuetetë të rinj të Partisë Socialiste. Hysko, zv/ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho kanë marrë mandatet e deputetëve ditën e sotme nga KQZ.




Pas lënies së mandatit nga 4 deputetë, të cilët do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, mandatet e tyre i marrin emrat që pasonin listat e Partisë Socialiste në qytetet përkatëse.

Në këtë mënyrë, Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e KamzësAdriana Jaku ka marrë mandatin e lënë nga Pjerin Ndreu, që kandidon në Lezhë, Ardit Konomi mandatin e Ilir Xhakollit, që do të garojë për bashkinë Pogradec, ndërsa Florenc Spaho të Nuri Belbës  i cili kandidon në Prrenjas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.