VIP PAGES

Myslim Murrizi refuzon makinën e blinduar si nënkryetar Kuvendi

16:50 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Javën e shkuar Kuvendi zgjodhi si nënkryetar të tij Myslim Murrizin, i cili vjen nga radhët e opozitës së re parlamentare. Dhe si nënkryetar i Kuvendit ai ka të drejtën që të gëzojë disa favore dhe ofiqe më shumë se kolegët e tij deputetë, përfshi jo vetëm një pagë më të mirë, telefon dhe karburant pa limit, por edhe një makinë dhe një shoqërues.




Por duket se vetë Myslimi nuk është i mësuar me gjithë këto salltanete dhe është i gatshëm që një pjesë të tyren edhe t’i refuzojë. Ndërsa miku i tij fotograf, Agim Rama postoi në faqen e tij një foto të Murrizit shoqëruar me komentin se tashmë si nënkryetar do të kishte bodiguard dhe makinë të blinduar, deputeti demokrat thekson se për këto gjera s’ka pasur nevojë në vitin e mbrapsht 97′ dhe jo më tani. “Hahahaha miku im special Agim Rama. Makinë të blinduar nuk ma ka ndjerë të mbaj në vitin 1997 kur kishin dalë nëpër rrugë blindat e bandave dhe komiteteve të shpëtimit, jo sot”, – shkroi Murrizi.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.