SHËNDET

Nëse doni fëmijë më inteligjentë, duhet t’ju flisni atyre sa më shumë

15:45 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse doni të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve, atëherë duhet t’i flisni sa më shumë.




Në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit, i cili pohoi se fëmijët e lindur në varfëri dëgjojnë, mesatarisht, 30 milionë fjalë më pak deri në moshën 3 vjeç, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre më të pasur.

Gjetjet e studimit kanë provuar se i numri i fjalëve që një fëmijë dëgjon gjatë fëmijërisë së hershme ka rëndësi për zhvillim e mëtejshëm.

Hulumtuesit nga Universiteti i Jorkut kanë zbuluar se numri i fjalëve që dëgjon një fëmijë jo vetëm që përmirëson fjalorin e tyre dhe zhvillimin gjuhësor, ai gjithashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e aftësive joverbale si arsyetimi, kuptimi numerik dhe formimi i vetëdijes.

Studimi përfshiu 107 fëmijë, duke përdorur regjistruesit audio për të dokumentuar jetën e tyre të përditshme gjatë tre ditëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.