Aktualitet

Një tjetër ditë zie, nesër flamuri ulet në gjysmështizë për nder të major Tanushit

17:25 - 15.05.19 gsh.al

Trishtimin për ndarjen nga jeta të nëntetares Zarife Hasanaj, e pasoi hidhërimi për vdekjen e major Klodian Tanushit. Të dy i vrau shpërthimi i një mine në Letoni, teksa ishin në krye të detyrës. Ashtu si për humbjen e Zarifes edhe për majorin, flamuri shqiptar që të dy ata e nedruan, do të ulet nesër në gjysmështize për nder të Klodian Tanushit.



Dita e nesërme, datë 16 maj 2019 është shpallur, ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit i cili ra në krye të detyrës pas shpërthimit të një mine në Letoni. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *