Show-Bizz

Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

09:51 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.




Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja e vendit tonë, Jonida Maliqi.

Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, e cila hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” ndezi atmosferën në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International.

Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.