BLUETOOTH

Qetësi, ministrat po studiojnë. Shpëtimi pa seli partie?

14:00 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Qetësi, ministrat po studiojnë
Shhhhhht….ministrat po studiojnë në parlament! Po ç’thoni ju se po lexojnë? Majlinda Bregu është drejtuar drejt një reviste në gjuhë të huaj. Pollo, duke qenë se nuk ka pasur shumë kohë në zyrë është duke u marrë me ligjet dhe projektligjet që priten të kalojnë në parlament në seancën e të enjtes. Siç duket, ministri ka qenë shumë i ngarkuar në zyrë e nuk ka pasur kohë të merret me studimin e atyre që do të miratojë në parlament. Por pak rëndësi ka. Sërish duhet një pauzë edhe në kuvend për të bërë ….detyrat e shtëpisë.

Shpëtimi pa seli partie?
Nuk e besojmë dot se Shpëtim Idrizi, tani që ka arritur të bashkojë edhe dy partitë çame, nuk ka zyrë. Sepse siç e shohim në këtë foto, duket se kanë një grumbullim në mes të rrugës. Në fakt kemi dëgjuar disa thashetheme se kur u bashkuan partitë, pati pretendime nga ana e kundërshtarëve të Idrizit, që zyrat të mbeteshin te selia e tyre për PDIU-un, por qiranë, mobilimin dhe gjithçka tjetër ta merrte përsipër deputeti Idrizi. Kjo ofertë nuk u pranua nga Shpëtimi, i cili ka vendosur se derisa të zgjidhen këto probleme brenda forcës së re politike tek e cila ai është kryetar, të marrin udhën e tyre të zgjidhjes.

Ky shkrim u botua më 5 Mars 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.